09:24 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Trump dhe Erdogan në një fotografi të përbashkët në Paris s’bashku me gratë e tyre

Për të shënuar armëpushimin e Luftës së Parë Botërore, në Francë janë mbledhur liderët më të mëdhenjë botërorë.

Të pranishëm për këtë ngjarje, janë edhe i pari i SHBA-së, Donald Trump si dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Indeksonline.

Krahas tyre, ndodhen edhe zonjat, Melania Trump si dhe Emine Erdogan.

Sigurisht, për të kujtuar këtë ngjarje madhështore, Trump dhe Erdogan kanë pozuar së bashku.

Presidenti Erdogan dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdogan, pasi kaluan në muzeun Orsay kanë marrë pjesë në pritjen për ekspozitën “Picasso Bleu et Rose”, gjithashtu edhe në darkën e organizuar nga presidenti Emmanuel Macron për krerët e shteteve, qeverive dhe organizatave ndërkombëtare.

Ndërkohë në darkën e dhënë nga Macron, presidentët Erdogan dhe Trump janë ulur pranë njëri-tjetrit dhe kanë biseduar për disa momente. /Indeksonline/