11:57 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Vajza që humbi prindërit në aksident e komenton golin e vëllaut “Babi është krenar, shënove Alla Messi”

Janë bërë gati dy vite nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Prishtinë, ku mbetën pa jetë 4 anëtarë të familjes Alidema.

Djali Festimi, që luan futboll për skuadrën e Llapit, kishte humbur babain, nënën, axhën dhe gruan e axhës në atë aksident fatal.

Mesfushori nga Pozherani është duke kaluar formë të lartë të skuadra nga Podujeva, dhe të shtunën shënoi një gol shumë të rëndësishëm kundër Dritës për ta mbajtur Llapin në luftë për titullin e kampionit.

Këtë gol, Alidema i’a ka dedikuar babait të ndjerë duke shkruar “Goli i fitores sot i dedikohet babit tim”. Por më prekës ka qenë komenti i motrës së tij, Edonës e cila shkruan në facebook:

“Padyshim qe babin e ke bere krenar me çdo arritje tenden vëlla e sidomos sot me kete super goll qe vetem ti din me e shenu, alla Mesi”. /Indeksonline/