11:28 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Femra që u gjet e vdekur në banesën e saj, është regjisorja Arzana Kraja

Arzana Kraja, regjisore e njohur kosovare, është vajza qe u gjet e vdekur pa shenja jete sot në banesën e saj në Prishtinë në lagjen “Emshir”.

Ende nuk dihen shkaktarët e vdekjes së saj, derisa policia ka thënë për Indeksonlinen se Instituti i Mjekësisë Ligjore po e kryen ekzaminimet.

Kraja njihet si një nga regjisoret më të suksesshme të vendit tonë, fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare.

Ndryshe, Arzana është vajza e kryeakademikut Mehmet Kraja./Indeksonline/