08:50 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Vajza rrah nënën në Pejë, dërgohet në burg

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje është arrestuar një femër pasi që kishte rrahur nënën e saj, shkruan IndeksOnline.

Rasti ka ndodhur në Pejë saktësisht në fshatin Vitomiricë.

Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.

“Vitomiricë , Pejë 26.11.2020-14:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ajo kishte kanosur viktimën femër kosovare, nënën  e saj. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./IndeksOnline/