17:31 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Vajza tmerrohet për vdekje “Më ulni poshtë, po më del shpirti” (Video)

Një vajzë është tmerruar për vdekje pasi provoi një lojë të frikshme. Megan Cannolly nga Irlanda është filmuar kur hipi në një lojë që ngjitej në një lartësi prej 90 metrash, por e siguruar plotësisht.

Para se të fillonte loja, ajo foli me mikeshën duke i thënë se ndihej shumë e frikësuar dhe e pasigurtë.

Që prej atij momenti, Megan filloi të bërtiste me të madhe duke thënë ‘Më ulni poshtë, po më del shpirti’, ndërsa reagimet e mikeshës ishin ndryshe pasi po kënaqej nga loja. Ajo ka publikuar pamjet online dhe kanë shkaktuar mjaft të qeshura.