10:55 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Vajza ua lë prindërve foshnjën për pak ditë, gjyshërit e dehur e djegin të gjallë

Një foshnje 11 muajshe u dogj për së gjalli në furrë nga gjyshërit e saj në rrethin e Khakassia të Rusisë.

Sipas policisë, e ëma 20 vjeçarja, Viktoria kishte lënë beben e saj nën kujdesin e prindërve të vet, për mos ta gjetur të gjatë kur të kthehej nga një udhëtim të largët që kishte, transmeton Indeksonline.

Kur ajo u kthye, pa në dhomë mbetjet e fëmijës së saj të djegur në shtëpinë e prindërve në fshatin Kharoy.

“Gjyshërit ishin të dehur dhe e dogjën foshnjën”, thuhet në deklaratën e komisionit hetimor rajonal për krime të rënda.

Një fqinj i prindërve të vajzë, tha se gjyshi ishte jashtë në oborr dhe mbante në duar një shishe me vodkë.

Gjyshja 42 vjeçare dhe gjyshi 47 vjeçar me mbiemrin Miyagashev, janë arrestuar dhe akuzohen për veprën penale ‘vrasje e qëllimshme e një të mituri të pafuqishëm’, dhe mund të dënohen me burg të përjetshëm. /Indeksonline/