20:29 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Vajzat e KFF Mitrovica arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve

Ndeshja më e rëndësishme për historinë e futbollit femëror kosovarë është zhvilluar sot në mes skuadrës KFF Mitrovica dhe KF Breznica.

Kjo ndeshje ka përfunduar me fitoren e vajzave të KFF Mitrovica të cilat kanë arritur të kualifikohen në raundin e 32 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve, shkruan Indeksonline.

Goli u shënua në minutën ’90 nga Kaltrina Biqkaj./Indeksonline/.