20:02 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019

Vajzat e Mitrovicës nuk arrijnë t’i bëjnë ballë Wolfsburgut

Skuadra e femrave e Mitrovicës është mposhtur nga Wolfsburgu me rezultat 0-10 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Gjermanet ishin të jashtëzakonshme duke mos iu dhënë aspak hapësirë vajzave kosovare, shkruan Indeksonline.

Golat për Wolfsburgut i shënuan Pajor, dy Martiz, Hurth, tri Harder, dy Neto dhe një Hegland-Minde.

Ndeshja e kthimit në Gjermani do të luhet me 25 shtator, ku vajzat e Mitrovicës do të jenë pa shpresë. /IndeksOnline/