22:10 / E Diele, 03 Prill 2022 / AR

Vajzat e TikTok-ut “ngacmojnë” Dj PM, Sarah Berisha bëhet xheloze

Këtë puntatë në spektaklin e humorit “Kosherja” ishte i ftuar dhe Dj më i kërkuar i momentit Dj PM. Ai takohet me vajzat e TikTok-ut te “Kosherja”, të cilat kanë dalë që të argëtohen por surprizohen kur shikojnë Deejay-n e njohur nga Kosova.

Ata kuptojnë se bëhet fjalë për ish banorin e Big Brother VIP, të cilit i kërkojnë që të mësojë se si të luajë muzikë. Por në atë moment vjen e dashura e tij, Sarah Berisha, e cila bëhet xheloze. Çfarë ndodhi më pas mes tyre në studio?

Pjesë nga biseda:

Dj PM: Nuk është ashtu siç mendon ti. Isha duke i mësuar për të luajtur muzikë.
Sarah: Me këto të dyja e gjete të mësosh muzikën
Vajza: Avazh se nuk ta hëngri kush.
Sarah: Hajde PM këtej zemër
Vajza: Si e ke emrin ti?
Dj PM: PM e kam
Vajza: Sa vjeç je ti
Dj PM: 30 jam
Vajza: Po emrin tamam si e ke
Sarah: Pajtim e ka por ty nuk ka çfarë të duhet