19:53 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Vajzat kosovare nuk ia dalin kundër Sllovenisë, mposhten në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Femrave e Kosovës është mposhtur edhe në “Fadil Vokrri”.

Pas humbjes ndaj Rusisë, Dardanet janë mposhtur nga Sllovenia me rezultat 0-3 në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Golat për sllovenet në pjesën e parë i shënuan Begic në minutën e 14-të dhe Predanic në minutën e 37-të të ndeshjes.

Ndërsa në fund të ndeshjes ato realizuan edhe një herë me anë të Milovic.

Kosova mbetet në pozitën e katërt me 6 pikë, tri më pak se Rusia e Sllovenia ndërsa Holanda është e para me 18 pikë. /IndeksOnline/