11:48 / E Hënë, 22 Janar 2024 / L K

Vaki e sportit kosovar, shkarkohet trajneri që u emërua para katër ditësh

Proton Cable Prizreni e ka shkarkuar trajneri maqedon, Igor Mihajlovski vetëm katër ditë pas emërimit të tij.

Skuadra kosovare në arsyetimin qesharak ka thënë se trajneri nuk ka bindur me aftësitë e tij menaxhuese.

“Nga sot trajneri maqedon Igor Mihajlovski nuk do të jetë timionet i klubit bardh e zinjë.
Ky vendim erdhi pasi trajneri nuk arriti t’i bindi menagjmentin e klubit rreth punës së tij dhe i njejti u shkarkua nga pozita që kishte.
Gjatë javës do t’ju informojm për timonierin e ri” shkruan KB Prizreni në njoftim./Indeksonline/