20:35 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / SH F

Vaki kosovare, portieri kosovar për një javë kalon te dy skuadra

Afati kalimtar vazhdon të jetë i hapur në futbollin kosovar.

 Një rast i rrallë në futboll, por jo i vetmi në Kosovë, i ka ndodhur portierit të mirënjohur, Armend Ruxhit.

Një javë më parë, Ruxhi nga Onix kishte kaluar te A&N. Por, pasditen e sotme të njëjtin portier e ka prezantuar edhe Vushtrria.

Nuk dihet se çfarë ndodhi që ish-portieri i Ballkanit të ketë lënë skuadrën nga Korisha pas vetëm një jave të kaluar atje./Indeksonline/