11:19 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Vaksina e koronavirusit, sot u aplikua për leje edhe në BE

Kompania “Mainz Biontech” dhe gjiganti farmaceutik amerikan “Pfizer” kanë aplikuar në Agjencinë Evropiane të Barnave (Ema) për miratim për vaksinën e koronavirusit.

Kërkesa për një autorizim të kushtëzuar të marketingut u paraqit në EMA dhe ata janë të bindur se shpejt do të marrin një konfirmim zyrtar.

Një ditë më parë kërkesën e njëjtë në BE e ka bërë edhe kompania amerikane, “Moderna”.

Kërkesa pritet të shqyrtohet brenda pak ditëve dhe në rast të konfirmimit pozitv, shtetet evropiane gjatë muajit dhjetor pritet të nisë vaksinimi i një pjese të popullatës kundër Covidit- 19./Indeksonline/