22:19 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Vaksinat anti covid zvogëlojnë rreziqet për zhvillimin e sëmundjeve kronike deri në 80% të rasteve

Vetëm një dozë e vaksinës anti covid nga AstraZeneca apo Pfizer/BioNTech zvogëlon mundësinë për të marrë shërbime mjekësore në më shumë se 80% të raste.

Sipas të dhënave nga Shëndeti Publik në Angli (PHE) është bërë e ditur se efekti filloi në tre deri në katër javë pas vaksinimit shkruan BBC.

Të dhënat u testuan te personat mbi moshën 80-vjeçare, të cilët ishin ndër të parët që morën dozën e parë të vaksinës anti covid.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha të hënën në një konferencë se rezultatet e fundit ishin të fuqishme.

“Të dhënat mund të tregojnë arsyjet se pse ka rënë numri i pacientëve të moshës 80-vjeçare në njësitë e kujdesit intensive, në dy javët e fundit”, tha ai.

Gjetjet e fundit nga PHE sugjeruan se vaksinat anti covid ndihmojnë në uljen e rreziqeve për zhvillimin e sëmundjeve serioze deri në 83%.

Deri më tani, më shumë se 20 milionë njerëz në Britani kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti covid.