16:17 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / OSH

Vaksinë vetëm vendet e pasura, OBSH: Është shtuar pabarazia dhe rrezikohet procesi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përsëriti apelin në lidhje me pabarazinë në botë që u vu në dukje në procesin e pajisjes me vaksinat kundër Covid-19.

“130 shtete në mbarë globin nuk kanë marrë ende asnjë dozë vaksine”– tha Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën e fundit të organizatës.

Sipas Ghebreyesus, të gjitha qeveritë kanë detyrimin të mbrojnë njerëzit e tyre, por teksa procesi i vaksinimit për shtresat më të prekura është tanimë drejt fundit, do të ishte mirë që pjesa e vaksinave të ndahej edhe më pjesën tjetër të globit.

“Sa më shumë kohë që duhet për të vaksinuar ata që janë më të rrezikuar kudo, aq më shumë mundësi i japim virusit të shndërrohet në variante të reja dhe të bëhet rezistent ndaj vaksinave”-  tha shefi i organizatës, duke shtuar se nëse virusi nuk luftohet  në çdo vend ai mund të ringjallet dhe të përhapet më tej.