08:50 / E Shtunë, 26 Dhjetor 2020 / A. M.

Vaksinohet kundër COVID-19 princi arab

Raportohet se princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka marrë dozën e tij të parë të vaksinës kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech.

Mësohet se autoriteti i Ushqimit dhe Barnave i vendit ka miratuar regjistrimin e vaksinës në fillim të këtij muaji, shkruan CNN.

Arabia Saudite mori dërgesën e parë të vaksinës në 16 dhjetor, me më shumë se 100 mijë njerëz që ishin regjistruar për t’u vaksinuar, tha Ministri i Shëndetësisë Tawfiq Al Rabiah TV shtetëror javën e kaluar.