15:09 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

Valbon Krasniqi do të jetë drejtor i ri i SHSKUK-së, prin bindshëm ndaj Lenjanit

Ushtri i detyrës i drejtorit aktualisht në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi, me shumë gjasa do të jetë drejtor i ri edhe zyrtarisht në këtë institucion.

Krasniqi që është në garë direkt me Basri Lenjanin për të parin e SHSKUK-së, ka dalë bindshëm i pari me pikë ndaj kandidatit të tij.

Indeksonline ka siguruar rezultatet e komisionit të cilat nxjerrin Krasniqin të parin në pikët me test dhe intervistë. 91.2 pikë ka mbledhur Valbon Krasniqi në këtë garë, përballë Lenjanit që ka marrë 75.6 pikë.

Me këto rezultate del se Krasniqi do të jetë drejtor i ri i SHKUK-së, pozitë e cila do t’i garantohet pas afatit të ankesave./Indeksonline/