Valbon Krasniqi një muaj më parë nuk i plotësoi kushtet e konkursit, kurse sot u zgjodh drejtor i ShKUSK-së

Valbon Krasniqi do të jetë drejtor i ri i ShKUSK-s. Indeksonline ka siguruar rezultatet e komisionit të cilat nxjerrin Krasniqin të parin në pikët me test dhe intervistë. 91.2 pikë ka mbledhur Valbon Krasniqi në këtë garë, përballë Lenjanit që ka marrë 75.6 pikë.
Me këto rezultate del se Krasniqi do të jetë drejtor i ri i SHKUK-së, pozitë e cila do t’i garantohet pas afatit të ankesave.

Por, një muaj më parë, Valbon Krasniqi nuk ishte lejuar të kandidoj për këtë post.
Indeksonline ka siguruar një dokument ku tregohet që Valbon Krasniqi nuk plotësonte kriteret.

“I mungon përvoja menaxheriale, sipas kritereve të konkursit”, kështu thuhej në vërejten e dhënë një muaj më parë.
Pse ka ndodhur ky ndryshim, nuk dihet por ShKSKUK do ta ketë drejtor të ri, Valbon Krasniqin./Indeksonline/