15:37 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Valbon Krasniqi: Spitalet janë të stërngarkuara me pacientë, situata është rënduar shumë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHKUK-së, Valbon Krasniqi, përmes një konference për media tha se spitalet janë të stërngarkuara me pacientë që po trajtohen me COVID-19.

Ai tha se deri tani numri i pacientëve që po trajtohen për COVID-19 kanë kaluar shifrën mbi 1 mijë.

‘Spitalet tona janë të stërngarkuar me pacientë, ka kaluar shifrën mbi 1 mijë. Rreth 700 persona janë me oksigjeonoterapi”, tha Krasniqi në një konferencë për media.

Ai shtoi se situata me pandeminë është rënduar shumë dhe nevojitet kujdes shtesë.