09:42 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / MSH

Valdrin Sahiti tregon kërkesat e Armina Mevlanit për fustanin e dasmës

Stilisti Valdrin Sahiti, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë”, tregoi kërkesat që kishte Armina Mevlanit për fustanin e dasmës.

“Kërkesat e Arminës janë gjithmonë shumë modeste, në prerje dhe në material”, theksoi Sahiti.

“Fustani ishte i thjeshtë dhe shumë i lehtë në vallëzim”, tha stilisti, i cili nënvizoi se ishte një dasmë e qetë dhe “gjithçka ishte në pozicionin e duhur”.