23:02 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Valencia dhe Chelsea në rundin tjetër, Ajax në Europa League

Valencia dhe Chelsea kanë kaluar në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Spanjollët kanë mposhtur Ajaxin me rezultat minimal 0-1 në Johan Cruijff Arena, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Rodrigo në minutën e 24-të të ndeshjes.


Në ndeshjen tjetër, Chelsea ka mposhtur Lillen me rezultat 2-1.

Golat për anglezët i shënuan Abraham (19′) dhe Azpilicueta (35′). Ndërsa për francezët realizoi Remy në minutën e 78-të.


Valencia e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë me 11 pikë, aq sa ka edhe Chelsea në vendin e dytë.

Ajax është në vendin e tretë me 10 pikë, ndërsa Lille e fundit me 1 pikë. /IndeksOnline/