75 Mall Live Search
12:51 / E Hënë, 04 Nëntor 2024 / L A

Valencia kërkon që të shtyhet sërish ndeshja në Kupën e Mbretit

Ditë më parë në Spanjë ka pasur përmbytje të mëdha më saktësisht në regjionin e Valencias.

Valencia, ka kërkuar që të shtyhet përsëri ndeshja e Kupës së Mbretit ndaj Parla Escuelas, që fillimisht ishte caktuar për datën 30 tetor por u shtye për datën 6 nëntor.

Përveq kësaj ndeshje, janë shtyrë edhe ndeshjet tjera si Pontevedra-Levante, Xerez-Ceuta, Chiclana-Osasuna, Ejea-Hércules, Manises-Getafe dhe Jove Español-Real Sociedad.

Klubi ka lëshuar një deklaratë lidhur me këtë çështje në platformën “X”:

Kujtojmë se në këtë tragjedi, ka pasur 217 viktima mes tyre edhe ish-lojtari i grupmoshave të Valencias, Jose Castillejo./IndeksOnline/