15:44 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / C E

Valencia konfirmon shitjen e Coquelin

Valencia ka konfirmuar shitjen e Francis Coquelin tek Villareal, me ish futbollistin e Arsenal që përfundon karrierën në Mestalla pas tri sezonesh të kaluara në këtë stadium.

Valencia me anë të website të saj bëri publike arritjen e një marrëveshjeje mes dy skuadrave spanjolle.

Coquelin ka zhvilluar 89 ndeshje me skuadrën e Valencias për 3 sezone duke ndihmuar kështu në fitimin e një trofeu të Copa Del Rey. /IndeksOnline/