23:05 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Valencia triumfon në Londër, mposht Chelsean

Chelsea është mposhtur në “Stamford Bridge” nga Valencia me rezultat minimal në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Rodrigo në minutën e 74-të të ndeshjes.

Chelsea kishte mundësi ta barazonte rezultatin, por nga penalltia gaboi Barkley dy minuta para fundit.

Ajax dhe Valencia ndajnë dy pozitat e para në grupin H me nga tri pikë, ndërsa Chelsea dhe Lille mbeten pa pikë. /IndeksOnline/