13:22 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / AR

“Vallahin veç se boll”, Rrahman Rama deklarohet pas dorëheqjes

Gjenerallejtënant Rrahman Rama sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e komandantit të FSK-së.

Arsye të dorëheqjes e dha qëndrimin gjatë në këtë pozitë, raporton Indeksonline.

Vallahin veç se boll. Kam ndejë boll. Tjetër herë flasim. Mirupafshim”, ka thënë shkurt Rama, në një prononcim për Klan Kosovën, pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës.

Siç ka raportuar Indeksonline, Bashkim Jashari është emëruar komandant i ri i FSK-së.

Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës./Indeksonline/