12:00 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vallëzimi i Jurgen Kloppit në festën e titullit, sa i madh që është

Jurgen Kloppi me siguri se i ka bindur shumë admirues të futbollit se për momentin është trajneri më i mirë në botë.

Titulli me rekorde që ka arritur me Liverpoolin në Premierligë është atuja më e fortë që të bën të besojë se gjermani është mjeshtri i momentit në këtë zeje.

Pasi e ka siguruar titullin, Kloppi nuk i ka mbajtur lotët në një intervistë për Sky Sportin.

Më pas, ai ka ftuar lojtarët në një ndejë dhe ka festuar deri në orët e para të mëngjesit. Vallëzimi i tij është bërë viral.

Kloppi ka argëtuar lojtarët në festën e titullit, ndërsa titullin ua ka dedikuar dy legjendarëve: Dalglisht dhe Gerrardit./Indeksonline/