21:27 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Vallëzimi i llapjanit të “O Sa Mirë” do t’ua ndreq disponimin

Një nga aktorët më të pëlqyer dhe më të dashur për publikun është edhe Kushtrim Qerimi, i cili veçmas me rolin e tij prej llapjani në serialin komik “O Sa Mirë” mori famë e vëmendje.

Ai në rrjetin e tij social Instagram ka postuar një video ku shihet duke kërcyer me një ripërpunim të këngës “Moj e mira e Besjanës” të Sabri Fejzullahut.

Lëvizjet e tij trupore do t’iu bëjnë të qeshni me lot./Indeksonline/