18:18 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / Blerim

Valmir Elezi: Përmbyllet numërimi i votave nga jashtë Kosovës

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se është përmbyllur numërimi i votave nga jashtë Kosovës.

“Një falënderim i madh për qindra vajzat dhe djemtë e këtij vendi që u angazhuan me vullnet në këtë proces numërimi që kërkon tepër përkushtim, durim, energji dhe mbi të gjitha saktësi. Po ashtu, falënderim edhe për stafin tjetër që janë angazhuar kaq shumë këto ditë në QNR”, ka theksuar Elezi.

Ai ka bërë të ditur se KQZ-ja do të shpallë të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve, ashtu si më 2014 dhe 2017. 

“Pavarësisht kësaj, kjo është një kohë rekord për faktin se si në asnjë proces tjetër, kësaj radhe janë rinumëruar më shumë vendvotime (564) dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës”, tha Elezi.