22:41 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Valmir Veliu lëshon spitalin, i kthehet futbollit pas 1 jave

Futbollisti i Llapit, Valmir Veliu është liruar të hënën nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës pasi qëndrimit tre ditorë i shtrirë.

19 vjeçari pësoi një lëndim të rëndë të shtunën në ndeshjen ndaj Prishtinës, dhe menjëherë u dërgua në spital.

Gjendja e tij ishte serioze për jetë por intervenimi i shpejtë i mjekëve e evitoi më të keqen.

Në një prononcim për Indeksonline Veliu ka njoftuar se ka lëshuar spitalin dhe gjendja e tij është e mirë.

“Mjeku më ka thënë që të pushoj. Pas një jave do të kthehem në futboll. I falënderoj të gjithë për mbështetjen” ka thënë Veliu për Indeksonline.