09:36 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Valon Behrami i ka dy oferta në tavolinë, njëra për të shkuar te sheikët, njëra për të qenë afër gruas!

E ardhmja e Valon Behramit është ende e paqartë. Futbollisti kosovar me pasaportë zvicëriane nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdojë te Udinese në Serie A.

Në adresë të mesfushorit luftarak kanë ardhur dy oferta. E para është nga një sheik nga Katari që e dëshiron me çdo kusht kosovarin në skuadër.

Behramin në skuadër e dëshiron edhe skuadra zvicëriane, Sion. Barth Constantin, drejtori i skuadrës e ka pranuar se kanë bërë ofertë për Valonin dhe se janë në pritje të një përgjigje.

Në rast se Behrami zgjedhë opsionin e kalimit te skuadra nga Katari, atëherë paraja do të jetë arsyeja kryesore.

Por, nëse zgjedhë rikthimin në Zvicër, atëherë me siguri arsyeja do të jetë gruaja e tij, Lara Gut./Indeksonline/