75 Mall Live Search
17:07 / E Diele, 28 Qershor 2026 / G T

Zyrtare: I jep fund karrierës futbollisti kosovar: Faleminderit futboll, për gjithçka!

Një tjetër futbollist i njohur i futbollit kosovar ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si profesionist.

Përmes një mesazhi emocional, Besar Musolli njoftoi se pas shumë vitesh të mbushura me sakrifica, përkushtim dhe kujtime të paharrueshme, ka marrë vendimin të tërhiqet nga futbolli aktiv, shkruan Indeksonline

May be an image of soccer, football and text that says 'Heisen bda perLiga er Hysl ミ'

“Futbolli ka qenë më shumë se një sport për mua; ka qenë rrugëtimi që më ka formuar si njeri dhe si sportist”, shkroi ai.

Gjatë karrierës së tij, ai veshi fanellat e KF Hysi, FK Kukësi, SC Gjilani dhe KF Llapi, ndërsa theksoi se çdo klub ka një vend të veçantë në zemrën e tij.

Po ashtu, ai e cilësoi si një nga nderet më të mëdha përfaqësimin e Kombëtares së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

May be an image of football, soccer, sports equipment and stadium

Në mesazhin e lamtumirës, futbollisti falënderoi familjen, trajnerët, bashkëlojtarët, stafet teknike, drejtuesit dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë karrierës, duke shtuar se largohet nga fusha me kokën lart dhe krenar për gjithçka që ka përjetuar.

“Faleminderit, futboll! Për gjithçka”, përfundoi ai në mesazhin e tij./Indeksonline/