13:41 / E Enjte, 23 Maj 2024 / G T

Valon Berisha emri i parë i ftuar nga Foda për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë

Kombëtarja e Kosovës gjatë muajit qershor më datën pesë luan miqësore ndaj Norvegjisë.

Nga skuadra austriake, LASK Linz mësohet se lojtari i parë që merr ftesë nga Franco Foda, është Valon Berisha, shkruan Indeksonline

Berisha do të jetë në listën e trajnerit Foda për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë.

Kosova pritet ta gjejë edhe një kundërshtar tjetër për miqësoret e muajit qershor, kurse Franco Foda pritet ta bëjë zyrtare listën gjatë këtyre ditëve./Indeksonline/