17:48 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Valon Berisha: Është ndeshja kryesore, do të japim maksimumin

Valon Berisha është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Çekinë që zhvillohet nesër mbrëma.

Ylli i Lazios ka thënë se është i gatshëm për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje dhe atmosfera është e mirë brenda skuadrës.

“Unë jam i gatshëm me jep maksimumin e Kosovës. Për formacion është trajneri Atmosfera është e mirë edhe pse Vedati mungon por gjithmonë kemi pasur probleme por kemi pasur zgjidhje në fushgë dhe secili që ka lujt e ka dhënë maksimumin. Unë jam i gatshëm të luaj. edhe pse nuk luaj standard me skuadrën, kur vij ktu jam gjithmonë i gatshëm”, ka thënë Berisha.

“I kemi mujt në Prishtinë, kemi ardh këtu vetëm për të fituar, për me realizu një andër. E kemi shumë vështirë por ne jemi gati për këtë “luftë”. Edhe për këta është gjithçka por edhe për neve”.

“Unë nuk besoj në presion pasi kjo arrihet me punë, por më shumë duhet me shiku si një shancë, askush nuk e beson që për 3 vite Kosova ka ardhë deri ktu, na e shikojmë si qejf dhe jo si presion. Unë e kam fatin me prezantu vendin tim dhe çdo lojtar e ka këtë mundësi. Ky shans me të ardhë kaq ngat duhet me marrë. Çfarë humbje kemi pasur në fillim e tash ku kemi mrri, kjo është vetëm një ëndërr”.

“Edhe për neve është ndeshja e vitit, por edhe me Malin e Zi ishte njëjtë, por nuk duhet me shti në kry që është shumë e rëndësishme e me i ba presion vetës, ai që ka më shumë dëshirë ka me fitu lojën”, tha ndër të tjerash Valon Berisha.

“Nuk ka rëndësi ku luaj, trajneri do të vendos por unë do të jap maksimumin kudo që të luaj”, përfundoi mesfushori./Indeksonline/