75 Mall Live Search
11:46 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Valon Berisha iu dërgon “selam” shokëve te Kombëtares

Njëri nga futbollistët më të mirë të Kosovës, Valon Berisha nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mesfushori i Lazios po vuan një dëmtim dhe nuk do të mund t’i ndihmoj trajnerit Challandes për ndeshjen kundër Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe.

Berisha, përmes një postimi në Instagram iu ka dëshiruar më të mirën shokëve të tij dhe ka treguar shkaqet e mungesës.

“Për shkak të lëndimit që um ka majt jasht loje që ni muj nuk mundem te aktivizohem në dy lojet e ardhshme te Kosoves, ju uroj shum suksese djemve… Forca Kosova”, ka shkruar Valoni.

Valon Berisha është autori i golit të parë zyrtar të Kosovës që do të mbahet mend në histori. /IndeksOnline/