Valon Berisha: Kur e zgjodha Kosovën nuk u mendova dy herë
Valon Berisha ishte kapiteni i Kosovës në ndeshjen kundër Azerbajxhanit.
Mesfushori i Lazios bëri një paraqitje shumë të mirë në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline.
Ai pas ndeshjes ka thënë se nuk ka menduar dy herë kur ka zgjedhur Kosovën në vend të Norvegjisë.
“E kam bërë për familjen. Kur e kam pas mundësinë me luajt për Kosovën nuk jam menduar dy herë. Norvegjia ma ka dhënë hapat e parë por gjaku im është e Kosovës”, ka thënë Berisha.
“Emocionet janë të mëdha kur luajmë në këtë stadium. Faleminderit të gjithëve. Na kanë dhënë energji të mëdha”, shtoi mesfushori.
“Secili e ka gjetë pozitën e vetë, kemi luajtur për ekip dhe kur jemi së bashku ska mundësi askush me na mujt”, përfundoi Valon Berisha. /IndeksOnline/