18:45 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Valon Berisha me fjalim emocionues për vdekjen e Kobe Bryant

Me vdekjen e basketbollistit legjendar, Kobe Bryant është prekur edhe futbollisti i Kosovës, Valon Berisha.

Ai në një shkrim të gjatë ka treguar që fjalimet e tij motivuese kanë ndikuar që ta motivojnë edhe atë.

Gjithmon do të kujtohesh, etika jote, fjalimet e tua motivuese, rruga që more në basketboll dhe në jetë më ka motivuar mua shumë, duke të parë ty gjatë rënieve dhe ngritjeve më ka bërë mua më vlerësues për jetën dhe të punoj më shumë dhe të mos ndalem kurr” u deklarua Berisha.

Po ashtu futbollisti i Kosovës tregoi që Bryant ka ndikuar të jetë një person më i mirë.

Ai ka ndikuar të bëhem më i mirë në profesionin tim dhe po ashtu si person”.

Inspirim i vërtetë, ti kurr nuk do të harrohesh, ta dish që në atë aksident ka mbetur e vdekur edhe vajza jotë e bënë këtë lajm ende më të keq” përfundoi Valon Berisha./Indeksonline/.