12:29 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Valon Berisha mendon largimin nga Lazio

Valon Berisha po mendon të largohet nga Lazio teksa nuk ndihet i sigurt nëse do të zerë një vend në formacion e skuadrës të drejtuar nga Sihmone Inzaghi.

Ai erdhi me shumë bujë gjatë merkatos së verës që lamë pas nga Salzburg por deri më tani ka luajtur vetëm 2 ndeshje si titullar.

E përditshmja “Corriere dello Sport” shkruan se Berisha është i zgjgënyjer nga minutat e pakta që i janë dhën deri më tani. Po sipas gazetës nëse vjen një ofertë e duhur gjatë merkatos së janarit ai do ta marë në konsideratë.

Ndërkohë drejtori sportiv Igli Tare nuk kërkon që ta shesë Kosovarin teksa beson se ai do të arrijë formën optimale.