15:59 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Valon Berisha titullar te Lazio në ndeshjen e Ligës së Evropës

Pas paraqitjeve të mira me Përfaqësuesen e Kosovës në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”, mesfushori Valon Berisha do të shpërblehet me vendin e titullarit te Lazio për ndeshjen kundër Clujit që luhet në kuadër të Ligës së Evropës.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga sajti italian “LazioChannel”. Berisha javën e shkuar shënoi dy gola dhe asistoi njëherë në ndeshjet e Kosovës me Çekinë dhe Anglinë në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Dueli ndërmjet Clujit e Lazios luhet të enjten në Rumani prej orës 18:55 dhe i takon Grupit E të Ligës së Evropës, të cilin e përbëjnë edhe Rennesi e Celticu, transmeton Koha Ditore.

“Pas magjisë së freskët me Kosovën, luftëtari Valon Berisha do të jetë titullar. Ai do ta ketë momentin e tij kundër Clujit, pasi Lazio do të rreshtohet me formacionin 3-5-2”, ka shkruar sajti italian.

Berisha verën e shkuar u transferua te Lazios, por telashet me lëndime bënë që edicionin e fundit të regjistroi vetëm pesë paraqitje. 26-vjeçari këtë edicion ende nuk e ka asnjë ndeshje me Lazion.