10:34 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Valon Berisha u transferua te skuadra me mbrojtjen më të fortë, në Francë

Mbrëmë u zyrtarizua transferimi i Valon Berishës tek ekipi francez, Reims

Reimsi do të kërkojë Evropa Ligën përmes kualifikimeve, transmeton Indeksonline.

Skuadra e re e Berishës e përfundoi sezonin në pozitën e pestë. Reimsi në këtë sezon i karakterizua me një mbrojtje tejet të fortë.

Ai pësoi vetëm 21 gola në 28 paraqitje, duke qenë kështu ekipi me mbrojtjen më të mirë.

Por, sulmi i Reimsit ishte “shterp”. Ai në 28 ndeshje shënoi vetëm 26 gola.

Po ashtu nga sezoni i ardhshëm për ekipin e Reimsi do të jetë edhe ylli tjetër kosovar, Arbër Zeneli që ishte i lënduar përgjatë tërë sezonit./Indeksonline/