23:40 / E Martë, 12 Tetor 2021 / OSH

Valon Ramadani për festivalin e “Super Gjysheve”: Shumë gra ma pëlqyen idenë

Një deklaratë e kandidatit të LVV-së për Ferizajn, Valon Ramadani për të organizuar një festival ku do të përzgjidhnin “Super Gjyshen” e vitit pati jehonë në media e rrjete sociale.

Ramadani në “Debat Plus” thotë se deklarata e tij ishte keqkuptuar pasi ai kishte për qëllim “Super Gjyshen” e jo “Miss Gjyshen”.

Kandidati i LVV-së për Ferizajn thotë se sot gjatë takimeve elektorale ka marrë shumë përgëzime për këtë festival nga gra të moshës së tretë.

“Kam parë buzëqeshjen në fytyrat e tyre. Shumë gra ma kanë pëlqye këtë ide. Le që ma kanë pëlqye por më kanë thënë se askush deri më tani nuk është menduar për këtë kategori”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ramadani thotë se nuk bënë të bëhen festivale vetëm me të rinjtë por duhet menduar edhe për moshën e tretë.

“Në perëndim festivalet për të moshuarat janë shumë normale. Unë e kam ditur që jo të gjithë do të pajtohen plotësisht me të gjitha pikat e mia”.

Ai më pas ka sqaruar se festivali për gjyshet nuk lidhet me bukurinë, por me gatimet e tyre, qëndisjet e vlerat tjera që ato kanë”, deklaroi Ramadani.