75 Mall Live Search
16:35 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Valon Zymberi tregon situatën për ndeshjen Drita – Linfield

Temë e e kësaj jave ishte takimi i fazës preliminare të Ligës së Kampionëve ndërmjet Dritës dhe klubit nga Irlanda Veriore, Linfield.

Dueli u anuluar për shkak të rasteve me koronavirus në klubin e Dritës, shkruan IndeksOnline.

Nga e gjithë kjo reagojë edhe drejtori sportivi i Dritës, Valon Zymberi, ku në një intervistë për “Klan Kosova” tha se UEFA e kishte vullnetin që kjo ndeshje të zhvillohej, por gabuan në organizim, pasi takimin e kishin lënë në një shtet me rregulla të ashpëra, siç është Zvicëra.

“Ka qenë një udhëtim i vështirë me shumë ndodhi, por gjithesesi ndeshje e parë është zhvilluar. Autoritet e UEFA nuk ka qenë për mos të ndaluar ndeshjen, por ato kanë rënë në desh me ato zvicerane”, deklaroi Zymberi.

“Takimi i dytë nuk është zhvilluar pasi një lojtar i yni ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe kështu autoritet zvicerane kanë kërkuar që ekipi jonë të mos zhvillojë ndeshjen por që të gjithë ne të karintinohemi. Kështu UEFA ka qenë e pafuqishme për të marr një vendim tjetër dhe është dashur që ta respektojmë vendimin e shtetit zviceran”.

“UEFA na ka njoftuar që sot do të mblidhen, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës ku do të diskutojnë për këtë ndodhi që ka ndodh. Gjithsesei ne mendojmë që është lëshim i madh nga UEFA, pasi ata është dashur që ta organizojnë në një shtet tjetër e jo në Zivcër pasi i ka rregullat më ndryshe dhe strikte”.

“Kemi parë disa reagime kinse UEFA nuk ka qenë dakord për mos zhvillimin e ndeshjes. UEFA ka qenë për tu zhvilluar takimi por vendimi i tyre ka rënë në desh me autoritet zvicerane dhe kështu është dashur ti respektojmë ne”, shtoi ai.