22:51 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Valverde e ‘tradhëton’ Barcelonën, thotë se Real Madridi do ta fitojë La Ligën

Ish trajneri i Barceonës, Ernesto Valverde ka pohuar se Real Madridi është favorit për ta fituar titullin e La Ligës këtë sezon.

Kur u pyet se kush mendon që është favorit për ta fituar ligën këtë sezon, Valverde u përgjigj duke thënë “Madridi është i fortë dhe shumë i përqëndruar në titullin e ligës”.

Spanjolli u largua nga detyra e trajnerit te Barcelona pasi humbi 3-2 nga Atletico Madridi dhe në vend të tij erdhi Quique Setien.

Barcelona të shtunën do të luaj kundër Getafes ndërsa Real Madridi do të luaj kundër Celta Vigos të dielën./Indeksonline/.