09:51 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Valverde flet për situatën e Messit para ndeshjes me Granadën

Sot me fillim nga ora 21:00, Barcelona do të përballet me Granadën në kuadër të xhiros së pestë të Laligës.

Para ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde foli për ndeshjen, gjendjen e Messit dhe disa lojtarëve tjerë, transmeton Indeksonline.

“Granada? Është një ekip i rrezikshëm, të gjitha ekipet e sapoardhura në La Liga janë të rrezikshme, një shembull i joni është ai kundër Osasunës që dolëm me një pik nga ajo ndeshje. Nesër e kemi patjetër të fitojmë. Ansu Fati? Është një humbje e rëndësishme në ekip pasi ai vendosi që të luajë me Spanjën në botërorin u-17. Por unë e respektoj vendimin e tij. Dembele? Gjëja kryesore që kërkojë prej tij është të garojë për pozicionin e vet. Messi? Edhe pse ishte i dëmtuar, ai luajti shumë mirë kundër Dortmund. Do të shohim a do të luajë nesër. Firpo? Është një lojtarë shumë i mirë, të shohim nesër se si do të performojë në vend të Alba’s. Mesfusha? Të gjithë lojtarët duhet të luajnë dhe unë si trajner duhet që të bëj rotacione, por do shohim deri nesër” – ishin fjalët e të parit të Barcelonës.

Ndërsa kjo është lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e sotme, ku shihet se më në fund, Messi rikthehet në ndeshjet e La Ligës./Indeksonline/