19:31 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Van Dijk: “Do të tentojmë ta mbrojmë titullin”

Objektivi i Liverpoolit është që të mbrojë titullin në Premierligë.

Pas 30 vitesh vuajtje, më në fund Liverpooli është shpallur kampion i Premierligës.

Redsat e fituan bindshëm titullin, duke lënë prapa shumë Manhester Cityn.

Objektivi i skuadrës së Jurgen Klopp sezonin 2020/21 tani do të jetë mbrojtja e titullit, këtë e ka zbuluar një ndër kapitenët, Virgil van Dijk.

“Do të jetë e vështirë, por sezonin e ardhshëm sërish gjithçka nisim nga zeroja dhe do të tentojmë të përsërisim sukseset”, tha Van Dijk.

“Objektivi do të jetë mbrojtja e titullit. E dimë do të jetë e vështirë, tentuam ta mbrojtëm titullin e Champions League, por u mposhtëm nga Atleticco Madrid, ishte një goditje e fortë”./IndeksOnline/