22:46 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Van Dijk e dërgon Holandën në play-off, kurse Francën në shtëpi

Holanda ka arritur të siguroj një barazim kundër Gjermanisë në minutat e fundit të ndeshjes.

Ndeshja mbaroi me rezultat 2-2. Fillimisht avancuan gjermanët me një gol në minutën e 9-të të Werner.

Gjermania arriti të dyfishoj epërsin në minutën e 20-të me anë të Leroy Sane, transmeton Indeksonline.

Në pjesën e dytë Holanda u vu e gjitha në sulm. Golin e parë arriti ta shënoj në minutën e 85-të me anë të lojtarit të Sevillas, Promes.

Barazimin Holandës ja solli kapiten Van Dijk në minutën e 91-të. Ky barazim e dërgon Holandën në play-off të ligës A.

Në grupin 1 Holanda përfundon në pozitën e parë me 7 pikë sa ka edhe Franca por që ka gol-diferencë më të dobët.

Kurse Gjermani që moti ishte përshëndetur nga play-offi. Ata gjendën në pozitën e fundit me dy pikë.

Kualifikimi i Holandës në fillim të Ligës së Kombeve dukej i pamundur duke parë që në grup ishte edhe fituesi i botërorit, Franca. Por Holanda në këto kualifikime tregoi se po rikthehen formën dhe shkëlqimin dikurshme./Indeksonline/