22:47 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

Van Dijk i “tmerruar” me golat e pranuar nga Aston Villa, ky është komenti i tij

Ka përfunduar takimi ndërmjet Aston Villës dhe Liverpoolit, duel ky në kuadër të xhiros së katër në Premierligë.

Aston Villa e mposhti skuadrën e Klopp me rezultat final në 7:2 për t’i fituar kështu tri pikë të plota nga kjo sfidë, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe Van Dijk i cili ishte i trishtuar me humbjen e thellë që Aston Villa ia bëri skuadrës së tij.

“Është e vështirë të flitet për ndeshje e sotme. Ishte një paraqitje e dobët nga ana jonë, ne pranuam gola që nuk duhej të pranonim, por ne edhe shanset se i kishim nuk i shfrytëzuam mirë”, tha fillimisht Van Dijk.

A ju ndikoi mungesa e Sadio Mane dhe Alisson? “Ne u përgatitëm mirë dhe luajtëm një lojë të mirë kundër Arsenalit në mesjavë. Përgatitja jonë ishte e mirë dhe ne ishim të gatshëm edhe për këtë ndeshje. Fatkeqësisht në lojë nuk ndodhi ashtu siç dëshironim.”