14:01 / E Martë, 16 Gusht 2022 / A. M.

Van Dijk komenton kartonin e kuq që mori Nunez

Virgil Van Dijk, komentoi kartonin e kuq që mori lojtari Darwin Nunez, në ndeshjen kudër Crystal Palace në minutën e 57-të.

Sulmuesi i Liverpoolit goditi me kokë lojtarin e Crystal Palace, Andersen pas dueleve të një pas njëshme që po përsëriteshin gjatë gjithë lojës.

Van Dijk në një intervistë të bërë nga ‘Football Daily’ ka thënë se Nunez do të mësojë nga kjo sjellje e tij. “Ai do të mësojë nga kjo. Ne e dimë se ai është një njeri i mirë, i qetë dhe është diçka që thellë brenda vetes e dimë se ai nuk dëshiron ta bëjë. Duhet të siguroheni që të mos ndodhë më në të ardhmen”, ka theksuar mbrojtësi holandez pas takimit. /IndeksOnline/