17:38 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Van Dijk mungon kundër Barcelonës?

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk nuk ka ushtëruar së bashku me futbollistët tjerë në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Barcelonën.

Holandezi ka bërë disa ushtrime të lehta ndaras nga grupi dhe dyshohet se mund të mungoj në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka zyrtarizuar mungesën e dyshes Mohamed Salah – Roberto Firmino dhe nëse mungon edhe Virgil van Dijk, skuadra angleze do të kishte vështirësi të mëdha për të kthyer rezultatin.

Në ndeshjen e parë në Spanjë, Barcelona kishte fituar 3-0. /Indeksonline/