23:19 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Van Dijk urdhëroi Shaqirin: Gjuaje ti goditjen e lirë, jo Arnoldi

Xherdan Shaqiri ishte protagonist në fitoren e Liverpoolit, pasiqë asistoi te goli i fitores ku shënoi Origi.

Fillimisht dukej se Trent Alexander Arnold po gjuante topin nga ajo goditje e lirë, mirëpo qendërmbrojtësi Virgil van Dijk u sigurua që Shaqiri ta marrë topin, siç shihet edhe në videon e mëposhtme.

Sic duket falë udhëzimit të kapitenit Van Dijk, Liverpool mori tre pikë mjaft të rëndësishme në garën për titull kampion. /IndeksOnline/