21:13 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Van Gaal kritikon Messin, “Milner është lojtar që punon më shumë për ekipin se Messi”

Pikërisht në ditëlindjen e 32-të të yllit argjentinas Lionel Messi, trajneri holandez Louis Van Gaal ka gjetur kohë që ta kritikoj.

Ish trajneri i Manchester United e ka quajtur Messin lojtar individual dhe ka bërë një krahasim interesant me James Milner.

“Milner është lojtar që punon më shumë për ekipin se Messi. Argjentinasi është individual dhe më shumë mendon për vete. Ai është më i miri në botë por duhet të bashkëpunoj me të tjerët” ka thënë van Gaal. /Indeksonline/